Lidhje

Gjykata franceze heton rreth Drejtoreshës së FMN-së Kristine Lagarde

  • Zëri Amerikës

Gjykata franceze heton rreth Drejtoreshës së FMN-së Kristine Lagarde

Gjykata franceze heton rreth Drejtoreshës së FMN-së Kristine Lagarde

Një gjykatë franceze do të hetojë nëse Drejtoresha e FMN-së Kristine Lagarde ka shpërdoruar autoritetin e saj kur ishte Ministre e Financave, në përpjekje për të zgjidhur një çështje ligjore, ku ishte përfshirë një bankë shtetërore.

Gjykata urdhëroi sot zhvillimin e hetimit, pasi studjoi rezultatet e një ekipi që u mor me hetimin e verpimeve të zonjës Lagarde.

Prokurorët thonë se ajo ka keqpërdorur autoritetin e saj në vitin 2007, kur lejoi zgjidhjen me arbitrazh të një mosmarrëveshjeje mes mes biznesmenit francez Bernard Tapie dhe një banke.

Paneli i arbitrazhit i dha si dëmshpërblim zotit Tapie, mik i presidentit Nikola Sarkozi, një shumë prej 400 milionë dollarësh.

Zonja Lagarde u largua nga Minsitria e Finacave në qershor, kur u bë drejtoreshë e FMN-së.

XS
SM
MD
LG