Lidhje

Gjykata gjermane dënon Xhon Demanjuk-un me pesë vjet burg

  • Zëri Amerikës

Gjykata gjermane dënon Xhon Demanjuk-un me pesë vjet burg

Gjykata gjermane dënon Xhon Demanjuk-un me pesë vjet burg

Një gjykatë gjermane dënoi me pesë vjet burg Xhon Demjanukun, i akuzuar për rolin e tij në vrasjen e rreth 28 mijë njerëzve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Demjanuk ishte roje në një nga kampet naziste të vdekjes.

Një gjykatë e Mynihut e dënoi Xhon Demjanukun, me origjinë ukrainase, për vrasjet që u kryen në kampin Sobidor në Poloni. Avokatët e tij thanë se do ta apelojnë vendimin. 91-vjeçari Demjanuk, i cili ka jetuar në Shtetet e Bashkuara, ku ka punuar në një kompani amerikane makinash, ka mohuar të ketë patur rol në Holokaust.

Ai u tha gjykatësve se ishte marrë për të kryer shërbimin ushtarak në ushtrinë sovjetike në vitin 1941 dhe se më pas u kap rob nga gjermanët, të cilët e detyruan të punonte si roje në kampin nazist.

XS
SM
MD
LG