Lidhje

Kroacia kritikoi vendimin e Gjykatës së Hagës, e cila gjeti fajtor dy ish gjeneralë kroatë


Kroacia kritikoi vendimin e Gjykatës së Hagës, e cila gjeti fajtor dy ish gjeneralë kroatë
Kroacia kritikoi vendimin e Gjykatës së Hagës, e cila gjeti fajtor dy ish gjeneralë kroatë

Qeveria e Kroacisë kritikoi vendimin e Gjykatës së Kombeve të Bashkuara të Hagës për krimet e luftës, e cila gjeti fajtor dy ish gjeneralë kroatë nën akuza për konspiracion me udhëheqjen e vendit në kryerjen e krimeve të luftës kundër serbëve etnikë gjatë konfliktit në ish Jugosllavi në vitet 1990-të.

Kryeministrja Jadranka Kosor reagoi sot, duke e quajtur vendimin, i cili gjeti gjithashtu fajtor ish udhëheqësin kroat, Franjo Tudjman si anëtar kyç të një "sipërmarrjeje të përbashkët kriminale". Ajo e quajti vendimin si të "papranueshëm". Kryeministrja Kosor tha se gjeneralët morën pjesë në një operacion të ligjshëm ushtarak me objektiv çlirimin e territorit kroat nga okupimi serb.

Ajo shtoi se qeveria kroate do të bëjë ç’është e mundur brënda kornizës ligjore që të vendimi të hidhet poshtë nëpërmjet procesit të apelimit.

Gjykata e Hagës dënoi Ante Gotovinën me 24 vjet burg dhe Mladen Markaç me 18 vjet. Prokurorët i kanë akuzuar gjeneralët se kanë ndihmuar në vrasjen, dëbimin dhe përndjekjen e civilëve serbë pas operacionit të gushtit 1995, që çoi në rimarrjen e rajonit Krajina të Kroacisë.

Por gjykatësit çliruan nga akuzat ish gjeneralin e tretë kroat, Ivan Cermak dhe dhanë urdhër për lirimin e tij.

Gjeneralët kanë mohuar të kenë kryer shkelje ligjore. Të tre gjeneralët konsiderohen si heronj për çlirimin e vendit të tyre.

XS
SM
MD
LG