Lidhje

Gjykata iraniane ende pa vendim për lirimin e dy turistëve amerikanë

  • Zëri Amerikës

Gjykata iraniane ende pa vendim për lirimin e dy turistëve amerikanë

Gjykata iraniane ende pa vendim për lirimin e dy turistëve amerikanë

Gjykata iraniane thotë se nuk është marrë ende ndonjë vendim për lirimin e dy turistëve amerikanë të dënuar për veprimtari spiunazhi në Iran, pas njoftimeve se të dy djemtë mund të liroheshin së shpejti.

Në një deklaratë sot, gjykata thoshte se është ende duke e shqyrtuar kërkesën nga avokatët e shtetasve amerikanë Shane Bauer dhe Josh Fatal për t’i liruar ata me kusht.

Deklarata bëhet një ditë pasi Presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad tha në një intervistë për rrjetin televiziv amerikan NBC se ai mendonte se dy amerikanët që kishin shkuar në Iran për alpinizëm do të liroheshin për arsye humanitare.

XS
SM
MD
LG