Lidhje

Debati mbi emërimet në Gjykatën e Lartë


Guvernatori republikan i Nevadës, Brian Sandoval, i cili po shqyrtohej nga Shtëpia e Bardhë për të plotësuar vendin bosh në Gjykatën e Lartë, pas vdekjes së gjykatësit Antonin Scalia, nuk pranoi që kandidatura e tij të konsiderohej për këtë post. Ai tha se tani nuk ishte momenti i duhur për të.

Udhëheqësit republikanë të Senatit janë zotuar se do të kundërshtojnë emërimet e presidentit Barack Obama, duke mos mbajtur seanca dëgjimi për emërimin e një anëtari të ri të Gykatës së Lartë. Presidenti Obama është kundër shtyerjes së këtij procesi.

Presidenti amerikan Barack Obama thotë se shtyrja e procesit të emërimeve për Gjykatën e Lartë do të ndikonte në emërimet e ardhshme të gjykatësve.

"Në qoftë se, republikanët në Senat mbajnë një qëndrim që sfidon Kushtetutën, është kundër logjikës, nuk mbështetet tek tradita, thjesht për arsye politike, atëherë padyshim që do të shohim një kufizim ndaj presidentit, cilido qoftë ai, për të bërë emërime në Gjykatën e Lartë.”

Ligjvënësit republikanë duan që Presidenti i ardhshëm, i cili do të marrë detyrën në janar të vitit të ardhshëm, ta bëjë emërimin e një anëtari të ri për Gjykatën e Lartë. Anëtarët e Gjykatës së Lartë kanë të drejtë ta mbajnë postin gjatë gjithë jetës së tyre.

Ndërkohë, në rast se Gjykata e Lartë, tani me 8 anëtarë, do të jetë e ndarë katër me katër në vendimet e saj, atëherë do të mbeten në fuqi vendimet e gjykatave të nivelit të ulët dhe vendimet e Gjykatës së Lartë nuk do të përbëjnë precedent kombëtar.

XS
SM
MD
LG