Lidhje

Gjykata e Lartë për homoseksualët


Përkrahësit e martesave të homoseksualëve në Shtetet e Bashkuara siguruan dy fitore në Gjykatën e Lartë dje, që mendohet të japin efekte të gjera ligjore dhe politike.

Brohoritjet “Amerika” dhe “Faleminderit” nga përkrahësit e martesave të homoseksualëve gjëmonin para Gjykatës së Lartë.

Me një votë 5-4, gjykata hodhi poshtë një ligj federal të miratuar në vitin 1996, i njohur si Ligji për Mbrojtjen e Martesës, i cili nuk lejonte çiftet e së njëjtës gjini të përfitonin nga shkurtimet në taksa për çiftet e martuara, apo nga përfitimet e pensionit dhe sigurimet shëndetësore.

Opinioni i shumicës së gjykatësve u shkrua nga Gjykatësi Anthony Kennedy, një ndër 5 anëtarët që hodhën votën për të anuluar ligjin federal. Katër anëtarët konservatorë të gjykatës ishin në pakicë.

Gjykatësi Kennedy foli për garancinë që ofron Kushtetuta për mbrojtje të barabartë para ligjit, si arsye për anulimin e ligjit që pengonte çiftet homoseksuale të gëzonin të njëjtat përfitime si çiftet e tjera.

Kjo çështje u nxor para gjykatës nga 84-vjeçarja Edie Windsor të cilës iu mohuan shkurtime taksash, pasi nuk i njihej si legjitime martesa e saj me të shoqen Thea, e cila vdiq në vitin 2009.

Zonja Windsoe foli për gazetarët në Nju Jork:

"Anëtarët e Gjykatës së Lartë dua t’i falenderoj që riafirmuan parimet e drejtësisë së barabartë para ligjit. Uroj të gjithë homoseksualët dhe përkrahësit e tyre që na kanë mbështetur. E di që edhe Thea ju falenderon”.

Në një tjetër çështje, Gjykata e Lartë i hapi rrugën vazhdimit të martesave të homoseksualëve në Kaliforni. Me një votë 5-4, gjykata tha se ata që i kishin dalë në mbrojtje Propozimit 8 për ndalimin e martesave të homoseksualëve nuk kanë të drejtën ligjore të ngrenë këtë çështje në një gjykatë më të ulët.

Vendimet e gjykatës nuk vendosin të drejtë në shkallë kombëtare për martesat e të njëjtës gjini. Por vendimi i Gjykatës së Lartë nuk lejon qeverinë federale të trajtojë çiftet e martuara të trajtojnë çiftet homoseksuale ndryshe nga çiftet e tjera. Para vendimit të djeshëm për Kaliforninë, martesat e homoseksualëve ishin të ligjshme në 12 shtete dhe në Distriktin e Kolumbias.

Kundërshtarët e martesave të homoseksualëve shprehën zhgënjim për dy vendimet. Një ndër ta ishte i Përndershmi Rob Schenck, i cili përfaqëson një organizatë të të

"Një e vërtetë e vendimit të gjykatës për martesën është se nuk e ndryshon të vërtetën biblike dhe të pandryshueshme se martesa është një akt mes një burri dhe një gruaje”.

Presidenti Barak Obama përshëndeti vendimin e gjykatës. Në një deklaratë me shkrim, Presdenti tha se vendimi ishte një akt që korigjonte një gabim dhe vendi është sot më mirë si rezultat i këtij vendimi.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, ligjvënësi John Boehner, tha se ishte zhgënjyer nga vendimi, por shtoi se një debat i fuqishëm kombëtar mbi këtë çështje do të vazhdojë pavarësisht nga vendimet e fundit.
XS
SM
MD
LG