Lidhje

Dy vjet burg për anëtaret e grupit pank


Tre vajzat e një grupi muzikor rus ishin akuzuar për huliganizëm për interpretimin e një kënge ku vihej në lojë presidenti Vladimir Putin

Një gjykatës rus uli masën e dënimit në dy vjet për tre vajzat e një grupi muzikor pank të akuzuara me huliganizëm për interpretimin e një kënge para katedrales së Moskës që vinte në lojë presidentin Vladimir Putin.

Anëtaret e grupit thane se interpretimi i tyre ishte protestë për lidhjet e forta mes kishës ortodokse dhe qeverisë.

Jashtë sallës së gjyqit, policia arrestoi disa nga qindra njerëzit e mbledhur për të demonstruar në mbështetje të grupit – përfshi disa aktivistë të shquar të opozitës si ish kampioni shahut Garry Kasparov

Kritikët e zotit Putin thonë se gjykimi ishte shembulli i intolerances së Rusisë për dizidentët. Gjykata tha se vendimi ishte bazuar në konkluzionin se vajzat kishin motive të urrejtjes fetare.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG