Lidhje

Shqipëri: Gjykata shpall të pafajshëm ish-kryeministrin Meta


Shqipëri: Gjykata shpall të pafajshëm ish-kryeministrin Meta
Shqipëri: Gjykata shpall të pafajshëm ish-kryeministrin Meta

Gjykata e Lartë e Shqipërisë e shpalli të pafajshëm ish-kryeministrin Ilir Meta në lidhje me çështjen e videopërgjimit dhe denoncimit nga ish Ministri I Energjisë Dritan Prifti.

"Fakti nuk provohet që ekziston," deklaroi Kolegji Penal i kryesuar nga Ardian Dvorani në vendimin për pafajësinë e kreut të LSI-së, Meta. Shpenzimet proceduriale, duke perfshire shperblimin dhe shpenzimet e per ekspertimit, gjithsej rreth 3,5 milion lekë, i ngarkohen shtetit, deklaroi Kolegji në vendimin e tij të njëzëshëm.

Prokuroria kishte kërkuar dënimin e ish-zëvendëskryeministrit me 2 vjet burgim si dhe me gjobë nën akuzat për korrupsion aktiv.

Pak pas këtij vendimi zoti Meta deklaroi se sipas tij e vërteta kishte triumfuar mbi padrejtësinë, mashtrimin dhe fabrikimin.

XS
SM
MD
LG