Lidhje

Gjykata: Shteti holandez, përgjegjës për vdekjen e 3 boshnjakëve

  • Zëri Amerikës

Gjykata: Shteti holandez, përgjegjës për vdekjen e 3 boshnjakëve

Gjykata: Shteti holandez, përgjegjës për vdekjen e 3 boshnjakëve

Një gjykatë apeli në Holandë mori vendimin se shteti holandez është përgjegjës për vdekjen e 3 boshnjakëve gjatë masakrës së vitit 1995 në Srebrenicë.

Gjykata vendosi që forcat holandeze të Kombeve të Bashkuara, të cilat po ruanin rajonin në atë kohë, në kuadrin e së ashtuquajturës “zonë e sigurtë e OKB-së”, nuk bënë sa duhet për të mbrojtur popullsinë myslimane të Bosnjes.

Gjyakta tha se forcat holandeze “ia dorëzuan të tre burrat “ ushtrisë serbe të Bosnjes. Gjykata mori vendimin që qeveria holandeze t’i kompensojë familjet e tre burrave, megjithëse nuk është publikuar shifra e kompensimit. Rreth 8 mijë burra dhe djem mysliamnë u vranë në Srebrenicë, që njihet si masakra më e madhe që nga Lufta e Dytë Botërore.

XS
SM
MD
LG