Lidhje

Polemika PD-PS, mbetet i bllokuar ligji per gjykatën e Lartë


Socialistët kanë vendosur disa kushte. Demokratët akuzojnë opozitën se kërkon të bllokojë integrimin. Ambasadori i BE-së takon Ramën

Në Shqipëri vazhdojnë polemikat e forta mes shumicës dhe opozitës për bllokimin e ligjit për Gjykatën e Lartë. Shqyrtimi i ndryshimeve është shtyrë sërish për nesër. Socialistët këmbëngulën edhe sot në komisionin e ligjeve se më parë duhej që shumica të zgjidhte politikisht bllokimin e reformës parlamentare, problemin mbi drejtimin e qarkut të Fierit dhe cështjen e fondeve për bashkitë që i përkasin asaj.

Kërkesat e socialistëve u konsideruan nga përfaqësuesit e shumicës si pretekste për të bllokuar procesin e integrimit duke qenë se për ligjin për gjykatën e lartë ka një kërkesë të hapur nga Brukseli. Ky ishte dhe qëndrimi i kryeministrit Sali Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat: “Bëjnë zinxhirin e kushteve, se si e si të mos e votojnë. Të gjitha këto i ka thjesht pretekste se si e si të mbizotërojë politika e tij e bllokimit”.



Nga ana e tij kreu socialist Edi Rama deklaroi se marrja e statusit kandidat është domosdoshmëri për Shqipërinë dhe se "socialistët do të bëjnë gjithshka mundemi që Shqipëria e shqiptarët të mos ndëshkohen për të tretën herë radhazi këtë vjeshtë. Shqipëria Europiane për ne është një vizion shumë më i gjerë e shumë më i thellë se sa një listë ligjesh që duhen miratuar, po që pastaj nuk implementohen asgjëkundi”.

Brukseli ka kërkuar hapur që parlamenti shqiptar të kalojë ligjin për gjykatën e lartë përpara publikimit të raportit në 12 tetor. Ambasadori i Be-së Ettore Sequi pati dhe një takim me kryetarin socialist Rama për këtë cështje: “Vura re dëshirën dhe vullnetin e mirë të opozitës në rëndësinë e përparimit drejt rrugës europian dhe ashtu sin ë të kaluarën jam i sigurt se opozita edhe në të ardhmen do të vazhdojë të luaj një rol kostruktiv për të ecur në këtë drejtim. Unë jam duke e ndjekur debatin dhe besoj se do të gjendet një zgjidhje”.

Shqiperia duhet të përmbushë dhe disa detyra të tjera për të shpresuar në një përgjigje positive nga Brukseli më 12 tetor. Deri atëherë duket se polemikat mbi integrimin do të vazhdojnë të jenë pjesë e debatit politik.
XS
SM
MD
LG