Lidhje

Gjykatësi urdhëron Berluskonin të paraqitet në gjyq

  • Zëri Amerikës

Gjykatësi urdhëron Berluskonin të paraqitet në gjyq

Gjykatësi urdhëron Berluskonin të paraqitet në gjyq

Në Itali, një gjykatës e urdhëroi kryeministrin Berluskoni të paraqitet në gjyq, nën akuzat se ka paguar për të patur marrëdhënie seksuale me një 17-vjeçare dhe se ka abuzuar me pushtetin.

Gjykatësi në Milano e bëri sot të njohur aktpadinë dhe tha se gjyqi është në plan të fillojë më 6 prill. Prokurorët thonë se zoti Berluskoni e ka paguar për seks në vilën e tij 17-vjeçaren marokene. Kryeministri 74-vjeçar e mohon këtë akuzë, dhe vajza, tani 18 vjeçare, thotë se nuk ka patur kurrë marrëdhënie seksuale me të.

Zoti Berluskoni po ashtu akuzohet për përdorimin e ndikimit të tij për ta nxjerrë vajzën nga burgu, pasi ishte arrestuar pas akuzës për vjedhje. Prostitucioni në Itali lejohet me ligj, por është i paligjshëm seksi me vajzat nën moshën 18-vjeçare.

XS
SM
MD
LG