Lidhje

Gjykimi i çështjeve në gjykatat administrative


Gjykatat administrative

Gjykatat administrative

Gjykatat e reja administrative të sapongritura nё Shqipёri kanë gjykuar brenda 3 muajsh mbi një mijë e 400 çështje gjyqësore të vonuara nga gjykatat e tjera prej 3 vjetësh. Nga raporti i parë mbi punën e tyre doli se sivjet për dy muaj janë regjistruar pranë tyre edhe një mijë e 200 çështje të reja dhe pritet të transferohen edhe 400 procese gjyqësore të zvarritura nga gjykatat e gjithë vendit. Ndërsa gjykatat e tjera përmenden për korrupsion dhe zvarritje, këtu problem është vëllimi i madh i punës. Drejtuesit e tyre pohuan se kjo reformë ishte e domosdoshme, por mungesat teknike në këto gjykata duhen plotësuar, që të mos bllokohen nga mbingarkesa.





Vetëm në 3 muajt e parë të punës gjykatat e reja administrative kanë gjykuar mbi 1400 çështje gjyqësore të zvarritura nga gjykatat e tjera. Gjykata administrative është vendosur në një ndërtesë të re me 16 gjyqtarë 7 salla, mesatarisht 2 gjyqtarë për një sallë, çka u vlerësua si komoditet në raportin e parë të këtij institucioni. Kushtet e mira e kanë rritur solemnitetin e gjykimit dhe shpejtësinë e gjykimit të çështjeve. Por megjithë entuziazmin e fillimit të mirë drejtuesit e tyre shprehën shqetësimin se gjykatat administrative dhe ajo e Apelit administrativ po përballojnë një ngarkesë shumë të madhe, që mund t'i vërë më pas në vështirësi sasiore.

“Gjykatat administrative kanë gjykuar brenda 30 ditëve disa qindra çështje që pritnin për më shumë se 3 vjet për t'u gjykuar në gjykatat civile. Gjykata e apelit administrativ ka vetëm 7 gjyqtarë për gjithë Shqipërinë dhe mjedise të pamjaftueshme ku punojnë gjysma e nëpunësve ndihmës” - Kastriot Selita - kryetar i gjykatës administrative të apelit.

Drejtuesit e gjykatave administrative pohuan se në dy muajt e parë të këtij viti janë regjistruar mbi 1200 çështje gjyqësore dhe çdo gjyqtar ka arsyetuar më shuëmë se 2 çështje gjyqësore në ditë. Por, gjykata e re po mbingarkohet nga çështjet e prapambetura të gjykatave të tjera. Brenda pak ditësh pritet të mbërrijnë edhe 400 çështje të vonuara nga gjykatat e rretheve të tjera.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë zgjodhur për gjykatat administrative disa nga gjyqtarët më të mirë të Shqipërisë për të filluar një histori të mbarë për këto gjykata aq të nevojshme për të zgjidhur konfliktet juridike, që sipas ligjit duhet të mbyllen brenda 3-40 ditësh. Për afro dy vjet gjykatat administrative u komentuan gjatë në debatet politike të partive, ndonëse të gjithë pohuan se ngritja e tyre ishte një reformë mëse e nevojshme.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG