Lidhje

Gjyqtarët në Shkodër debatojnë masat e sigurisë


Gjyqtarët në Shkodër debatojnë masat e sigurisë
Gjyqtarët në Shkodër debatojnë masat e sigurisë

Ditët e fundit, gjykatat janë vënë në qendër të vëmendjes të opinionit publik dhe mediave në lidhje me dhënien për një sërë të pandehurish të masës së arrestit shtëpiak. Në një takim me gjyqtarët e Shkodrës, zëvendës Kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, tha sot se, arresti shtëpiak është kthyer në një masë krejtësisht formale dhe se në 95 përqind të rasteve, ajo realizohet pa mbikqyrjen e policisë, duke bërë që të burgosurit të shetisin lirisht në rrugë. Zoti Spahiu ftoi gjyqtarët në një debat që, sipas tij, duhet të çojë në ndryshime të shpejta të Kodit të Procedurës Penale ose të Ligjit të Shërbimit të Provës.

XS
SM
MD
LG