Lidhje

Studiuesit komentojnë integrimin pas zgjedhjeve


Gjipali: "Sfidat e integrimit janë pronat, krimi dhe korrupsioni"

Megjithë ndërrimin e shumicave politike në pushtet, anbicjet e shoqërisë dhe shqiptar për t'u integruar në Bashkimin Europian mbeten të njëjta, së bashku me plotësimin e 12 rekomandimeve kryesore para se Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat. Ekspertë të pavarur të çështjeve europiane mendojnë se qeveria Berisha arriti të plotësonte vetëm disa nga rekomandimet, disa të tjera i përmbushi pjesërisht dhe disa të tjera nuk arriti t'i niste për t'i përmbushur, të cilat janë tani sfida dhe detyra për qeverinë Rama.

Drejtuesi i Lëvizjes Europiane në Shqipëri, Glejdis Gjipali, thotë se zgjedhjet e rregullta dhe rotacioni i qetë i pushtetit pa kundërshtim rezultatesh do të shtojë pikë pozitive në raportin europian që pritet në tetor, dhe që mund të sjellë në dhjetor një përgjigje pozitive ndaj kërkesës së Shqipërisë për të marrë statusin e vendit kandidat, megjithëse kërkohen prova konkrete në luftën ndaj krimit të organizuar.

Zoti Gjipali thotë se pavarësisht nga ngjyrat e qeverisë, sfidat e qeverisjes në Shqipëri janë po ato; lufta ndaj krimit të organizuar, reformimi i gjykatave dhe ndëshkimi i korrupsionit, për të cilën të gjitha palët kanë bërë shumë premtime, por nuk kanë rezultate konkrete.

Një nga temat kryesore që rëndon si një çështje e pazgjidhur në jetën e Shqipërisë dhe në raportet e saj me BE është cështja e pronave, ngatërrimet e tregut, mosnjohjet, moskthimet, konfliktet shumëpalëshe, të cilat, thotë zoti Gjipali po i kushtojnë shtrenjtë arkës së privatit dhe të shtetit shqiptar, edhe në gjyqet ndërkombëtare.

Pak para fillimit të fushatës zgjedhore në maj, Bashkimi Europian regjistroi si zhvillime pozitive miratimin nga PS dhe PD të rregullores së re të parlamentit, ligjin për gjykatën administrative dhe për statusin e nëpunësit civil, duke i nxitur palët që me këtë frymë bashkëpunimi e mirëkuptimi të ecin edhe për realizimin e reformave të tjera, duke deklaruar qartë se bashkëpunimi konstruktiv në dobi të vendit vlerësohet mbi çdo rekomandim dhe çështje tjetër teknike, të cilat duan kohë të përmbushen.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG