Lidhje

OKB-ja shpreh shqetësimin për nivelin e papunësisë mes të rinjve

  • Zëri Amerikës

Global Youth Unemployment

Global Youth Unemployment

Kombet e Bashkuara thonë se papunësia mes të rinjve në botë ka arritur shifra rekord. Në një raport të kohëve të fundit, Organizata Ndërkombëtare e Punës e OKB-së thotë se 81 milionë të rinj të moshës 15-24 vjeçare janë të papunë dhe papunësia mes të rinjve pritet të rritet këtë viti.

Merri Shaffer është e papunë dhe ajo është në kërkim, ashtu sikurse shumë nga 81 milionë të papunët e tjerë të rinj në gjithë botën.

“Kam kërkuar për punë dhe kam bërë shumë kërkime në internet. Shumë faqe në internet që publikojnë vende të reja pune nuk më kanë ndihmuar aspak për të gjetur punë”.

Ngadalsimi ekonomik ka prekur të rinjtë më tepër se segmentet e tjera të shoqërisë, thotë Elena Gastaldo, e Organiztaës Ndërkombëtare të Punës e OKB-së.

“Aktualisht, të rinjtë, femra e meshkuj, rrezikohen tre here më tepër të jenë pa punë se homologët e tyre më të mëdhenj në moshë”.

Në vende të zhvilluara, si Shtetet e Bashkuara, rreth një e gjashta e të rinj është e papunë. Por siç tregon raporti, papunësia mes të rinjve është problem global. Ajo prek të gjitha ekonomitë në çdo rajon të botës. Të rinjtë në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën Veriore kanë nivelin më të lartë të papunësisë. Profesoresha e Universitetit Amerikan Diane Singerman thotë se shpjegimi është i thjeshtë.

“Në Lindjen e Mesme është rritur shumë popullsia, pra një përqindje e madhe janë të rinj”.

Në Egjipt, vendi me popullsinë më të madhe në Lindjen e Mesme, qeveria u grantonte punë të diplomuarve universitarë, por kjo nuk ndodh më. Shumë prej të diplomuarve nuk janë të kualifikuar sa duhet për vendet e punës që ekzistojnë në sektorin privat.

Edhe gjinia luan rol në Lindjen e Mesme: Më pak se një e treat e grave janë të punësuara, megjithëse gratë në përgjithësi janë më të arsimuara se sa burrat.

“Ideja është se grate duhet të jenë të arsimuara, por të arsimuara për t’u kujdesur për fëmijët e tyre”.

Profesoresha Gastado thotë se perspektiva për të rinjtë në të gjithë botën është e zbehtë.

“Të rinjtë, veçanërisht në kohë krize, janë të fundit që merren në punë dhe të parët që pushohen nga puna”.

Ajo thotë se të rinjtë kanë dy disavantazhe: ata nuk kanë lidhje të shumta dhe as eksperincë pune. Merri Shafer thotë se të rinjve duhet t’u jepet mundësia të fitojnë eksperiencën që kërkojnë punëdhënësit.

“Është jashtëzakonisht shqetësuese. Është e vështirë që kur shkon për intervistë pune ose kur dërgon rezymetë në kërkim të punës, duhet të dish se ke dizavantazhe për të marrë vendin e punës”.

Por ajo nuk dorëzohet gjatë kërkimit të saj për punë.

“Babai im vazhdon të më thotë se të kërkosh punë është njëlloj sikur të punosh 8 orë në ditë, ndoshta më pak, por mund të them se unë çoj çdo ditë rezumetë e mija në vende të ndryshme dhe vazhdoj të bëj maksimumin që mundem”.

Të rinj si Merri Shaffer shpresojnë që tregu i punës ta marrë veten shpejt, në mënryë që koha dhe talenti i tyre të mos shkojnë kot.

XS
SM
MD
LG