Lidhje

27 viktima nga goditjet ajrore në Siri


Goditjet ajrore të qeverisë siriane kanë shkaktuar vdekjen e 27 vetëve dhe plagosjen e shumë të tjerëve në një treg në qytetin verior të Aleppos.

Grupe aktivistësh, përfshirë Vëzhguesin Sirian të të Drejtave të Njeriut, thonë se avionë qeveritarë hapën dje zjarr në një treg shumë të frekuentuar në qytetin e Atarebit.

Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon thotë se Këshilli i Sigurimit i OKB-së duhet të veprojë ndaj atyre që ai i quajti “shkelje flagrante” të ligjit ndërkombëtar në Siri, ku miliona vetë nuk po marrin ndihmën jashtëzakonisht të nevojshme humanitare.

Ai thotë se palët ndërluftuese duhet gjithashtu të heqin rrethimin nga zonat e populluara, duke e quajtur “të turpshme” që njerëzit janë të detyruar të jetojnë në ato kushte.
XS
SM
MD
LG