Lidhje

Ceremonia e çmimeve "Golden Globes"


Golden Globes The Revenant
Golden Globes The Revenant

Të dielën në mbrëmje u dhanë Çmimet "Golden Globes", nga Shoqata "Hollywood Foreign Press", të parat në sezonin e çmimeve në Hollivud, të cilat kulmojnë me Çmimet Oskar, më 28 shkurt.

Komediani britanik Ricky Gervais drejtoi ceremoninë e 73-të të çmimeve në Los Anxhelos. Siç pritej ai e filloi shaqjen me tallje dhe epitete të ndryshme, të cilat ja drejtoi audiencës të mbushur me artistë. Admiruesit e komedianit dhe njerëzit e famshëm nga bota e artit që ndodheshin në sallë, nuk i morën seriozisht epitetet e tij, ngaqë Gervais është i njohur për stilin e tij të veçantë si komadian.

"The Revenant", një film që ka në qendër një amerikan legjendar, banor të zonave kufitare në vitet 1820 dhe përpjekjet e tij për të mbijetuar, pasi u sulmua nga një ari, fitoi çmimin si filmi më i mirë dramatik. Regjisori, skenaristi dhe producenti i filimit, Alejandro Gonzalez Inarritu falenderoi "banorët indigjenë të Amerikës, të cilët ndihmuan në realizimin e këtij filmi", siç u shpreh ai.

Leonardo DiCaprio fitoi çmimin e aktorit më të mirë për filmin dramatik për intrepretimin e tij po në filmin "The Revenant".

"Nuk kam patur kurrë një eksperiencë të tillë në jetën time", - tha aktori. Ai falenderoi regjisorin Gonzalez Inarritu, gjithashtu fitues i çmimit në kategorinë e regjisorit më të mirë.

69-vjeçari-Sylvester Stallone fitoi çmimin si aktori më i mirë për një rol dytësor, për interpretimin e boksierit Rocky Balboa, që i dha fillimisht atij statusin e superstarit gati 40 vjet më parë. "Dua të falenderoj mikun tim imagjinar Rocky Balboa, i cili ka qenë për mua miku më i mirë që kam patur ndonjëherë."- tha Stallone. "Creed" është filmi i shtatë me temën e boksit.

Filmi me temën e hapësirës "The Martian" fitoi në kategorinë e filmit më të mirë komik, me regjisor Ridley Scott. Ndërsa aktori kryesor i filmit, Matt Damon, u nderua si aktori më i mirë për lojën e astronautit të bllokuar në Mars, i cili mendohej se kishte vdekur.

Brie Larson fitoi çmimin si aktorja më e mirë dramatike në filmin "Room", në të cilin portretizon një nënë të kapur robinjë, me fëmijën e saj, ndërsa Jennifer Lawrence fitoi çmimin si aktorja më e mirë komike për rolin në filmin "Joy," rreth një gruaje që bëhet themeluesja e një dinastie të fuqishme biznesi familjar.

Filmi "Mr. Robot" fitoi çmim si seriali më i mirë televiziv, ndërsa "Mozart in the Jungle" mori çmimin e muzikalit më të mirë.

Jon Hamm, aktori kryesor i filmit "Mad Men" fitoi çminin e aktorit më të mirë të një filmi dramatik. Po këtë çmim për femrat, e mori aktorja

Taraji P. Henson, për intrepretimin në filmin "Cookie on Empire". Henson i dha publikut biskota, ndërsa ngjitej në skenë për të marrë çmimin.

Ndërsa aktori Denzel Washington ishte fituesi i çmimit "Cecil B. DeMille", që i jepet zakonisht çdo vit një artisti për kontribut të shquar në botën e artit. Washington mori me vete në skenë edhe gruan dhe tre prej katër fëmijëve të tij. Artistë të tjerë që e kanë marrë më parë këtë çmim prestigjioz janë George Clooney, Woody Allen, Morgan Freeman, Steven Spielberg, Martin Scorsese dhe Barbara Streisand.

XS
SM
MD
LG