Lidhje

Golsbi do të largohet nga Shtëpia e Bardhë pas pak muajsh

  • Zëri Amerikës

Golsbi do të largohet nga Shtëpia e Bardhë pas pak muajsh

Golsbi do të largohet nga Shtëpia e Bardhë pas pak muajsh

Një nga këshilltarët kryesorë ekonomikë të presidentit Barak Obama do të largohet nga Shtëpia e Bardhë pas disa muajsh dhe do të kthehet në Universitetin e Çikagos për të dhënë mësim.

Zoti Obama e cilëson zotin Austan Goolsbee një nga këshilltarët e tij më të besuar dhe mik të ngushtë, i cili ndihmoi për nxjerrjen e vendit nga kriza më e rëndë ekonomike në disa dekada.

The Wall Street Journal e përshkruan zotin Goolsbee si më shumë pragmatik dhe më pak liberal se disa prej këshilltarëve të tjerë presidencialë.

Ndërkohë, investitorët dhe ekonomistët do të vëzhgojnë sot me vemendje se si kreu i bankës qendrore amerikane Ben Bernanke vlerëson gjendjen e ekonomisë dhe rekomandon ndryshime të mundshme të politikave për të nxitur rritjen ekonomike dhe punësimin.

Në një fjalim sot pasdite, Kryetari i Rezervës Federale, Ben Bernanke mund të zbulojë nëse bankat do të bëjnë më shumë përpjekje për të ulur normat afatgjata të interesit. Rezervat federale sapo kanë përfunduar një raund blerjesh të mjeteve financiare për të ulur interesin me shpresë se bizneset do ta kenë më të lehtë për të marrë hua e për të zgjeruar aktivitetin e tyre, duke punësuar kështu më shumë njerëz.

Duke ndjekur fjalimin e zotit Bernanke, investitorët gjithashtu do të përpiqen të dallojnë shenja për ndonjë ndryshim të mundshëm të normave të interesit të huave afashkurtra, të cilat për disa kohë vazhdojnë të jenë në shkallën më të ulët se kurrë ndonjëherë.

XS
SM
MD
LG