Lidhje

Google zgjeron fushën e veprimit teknologjik


solara drone
solara drone
Në blerjen e fundit nga Google të kompanive të teknologjive të larta, përfshihen edhe prodhuesi i mjeteve të telekomanduara ajrore që furnizohen me energji diellore, të cilat mund të fluturojnë thuajse pafundësisht, duke përçuar internet të shpejtësisë së lartë në zona të thella. Ky veprim nga gjigandi Google shihet si një hap tjetër për t’i ofruar internet mbarë botës.

Pas eksperimenteve me makina inteligjente nëpër rrugë, Google po vazhdon blerjen e kompanive që prodhojnë mjete fluturuese pa pilot, që fluturojnë për një kohë të gjatë duke përdorur rrezet diellore si burim energjie.

Gjigandi Google synon të ofrojë internet për zonat e thella të botës, gjë që mund të kontribojë për ndihmat në raste fatkeqësish, apo për të vëzhguar ndryshimet mjedisore. Satelitët në atmosferë gjithashtu mund të ofrojnë imazhe të cilësisë së lartë për sherbimin Google Earth.

Me blerjen e kompanisë Titan Aerospace, me qendër në New Mexico, Google synon të ndërtojë një variant më të madh të mjetit të telekomanduar me energji diellore, Solara.
Maximus Yaney, me kompaninë Titan, thotë se mjeti ajror do të jetë efikas si një satelit, por me kosto më të vogël, ose sa 1 e 100 e kostos.

“Synimi ynë është të ofrojmë një sherbim të ri, si alternativë ndaj atyre ekzistuese, ose edhe të shtojmë më tej aftësitë e tanishme të satelitëve.”

Ai thotë se mjeti i ri ajror, Solara 50, do të ketë aftësi fluturimi 20 kilometra mbi tokë, duke ofruar sinjal iterneti në një rreze prej 420 kilometrash, duke qënë i aftë të qendrojë në ajër për afro 5 vjet.

“Energjia diellore ofron mundësinë e qendrimit në ajër praktitkisht për një kohë të pacaktuar. Kufizimi i vetëm janë bateritë që karikohen.”

Edhe kompani të tjera teknologjike kanë interes në potencialin e avionëve të telekomanduar. Më herët këtë vit, kompania Facebook bleu kompaninë britanike të prodhimit të mjeteve të telekomanduara ajrore Adcenta, ndërkohë që Amazon po eksperimenton për dërgesat postare me këto mjete ajrore.
XS
SM
MD
LG