Lidhje

Google teston makinat automatike


Kompania e mirënjohur për teknologji në Shtetet e Bashkuara Google bëri një hap përpara drejt nismës së saj për makina plotësisht të automatizuara, që ecin vetë, pa patur nevojë të drejtohen nga njeriu. Google thotë se një ditë automjetet e saj do ta ecin vetë më mirë, se sa makinat e sotme që drejtothen nga njerëzit. Për hollësi të ndjekim korrespondentin e Zërit të Amerikës George Putic.

Makinat automatike nuk janë diçka e rallë në shtetet perëndimore të Shteteve të Bashkuara si Kalifornia apo Nevada, ku ligjvënësit janë më të gatshëm të pranojnë idenë e automjeteve që nuk kontrollohen në çdo moment nga njeriu.
Deri tani, Google ka realizuar kovertimin e makinave standarte në makina që mund të ecin vetë, por, që në se është e nevojshme, njeriu mund të vihet menjëherë në kontroll të tyre.

Makina dy-vendëshe e prezantuar ditët e fundit, është një koncept komplet i ri, ku njeriu nuk luan asnjë rol në drejtimin e makinës.

Përdoruesi shënon adresën e destinacionit në kompjuterin e makinës, dhe më pas nuk luan më asnjë rol në lëvizjen e saj. Ai mund të soditë peizazhin ose të ndjekë lëvizjen e makinës në ekranin brenda saj. Shpjetësia maksimale është kufizuar në 40 km/orë.
Në videon e lëshuar nga Google, drejtori i kompanisë për makinat automatike, Chris Urmson, theksoi se automjeti i ri është vetëm një prototip.

“Ata na ofrojnë një mundësi që ne të mësojmë çdo të thotë të kesh një makinë automatike. Por gjatë kohës së shkurtër që kemi punuar në të, kemi arritur të kemi prototipe funksionalë dhe është emocionuese.”

Zoti Urmson thotë se Google dëshiron të zhvillojë teknologji të tilla, që njeriu të porosisë një makinë për t’i çuar në një destinacion të caktuar. Pastaj makina do të shkojë tek njeriu i rradhës.
Ka shumë mundësi që nga viti 2020, makinat gjysëm-automatike do të jenë normale, thotë Zoran Filipi, profesor për inxhinjeri automjetesh në Universitetin Clemson.

“Do të jemi në gjendje të gëzojmë veprimtari të tjera kur të jemi në makinë dhe, më e rëndësishmja, do të jemi të sigurtë në trafik.”

Zoti Filipi thotë se kjo do ta çlirojë njeriun nga barra e ngarjes së makinës në autostradë, por ai do të jetë në gjendje të marrë kontrollin kur t’i afrohet destinacionit.
Google ka në plan të ndërtojë rreth njëqind të këtyre prototipëve, disa me kontrolle manualë, dhe t’i testojë nëpër rrugët e Kalifornisë. Nëse gjithçka shkon mirë, lëvizja në të ardhmen nëpër rrugë, do të bëhet pa patur nevojën të ngasësh makinën.
XS
SM
MD
LG