Lidhje

Google në Zelandën e Re


Shkencëtarët e kompanisë Google kanë lëshuar balona me helium mbi qiellin e Zelandës së Re me ëndrrën për t'u dhënë lidhje në internet 5 milionë njerëzve në botë që nuk e kanë atë.

Projekti "Loon" u përurua dje në Christchurch të Zelandës së Re, ku në 50 shtëpi hynë për herë të parë sinjalet e internetit që vinin nga balonat me helium.

Balonat qëndrojnë 20 kilometra mbi tokë dhe mund të rezistojnë më shumë se 3 muaj.

Por ato nuk mund të qëndrojnë në të njëjtin pozicion, prandaj Google ka në plan të lëshojë disa të tilla në stratosferë dhe të krijojë një rrjet balonash për një mbulim konstant me shpejtësi 3G. Çdo balon mund të mbulojë me internet një zonë prej 1200 kilometrash.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG