Lidhje

Arrestohet Goran Haxhiç, ish udhëheqësi i serbëve të Kroacisë gjatë konfliktit në ish Jugosllavi


Գորան Հաջիչ (արխիվային լուսանկար)
Գորան Հաջիչ (արխիվային լուսանկար)

Autoritetet serbe thonë se kanë kapur Goran Haxhiçin, i vetmi person i mbetur që kërkohej për krime lufte nga Gjykata Ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara në Hagë.

Presidenti serb, Boris Tadiç konfirmoi se Goran Haxhiçi u arrestua sot në mëngjes në rajonin malor të Frushka Goras. Udhëheqësi i serbëve të Kroacisë gjatë konfliktit në ish Jugosllavi në vitet 90-të, iu fsheh drejtësisë pas ngritjes së akuzave kundër tij në vitin 2004 për krime lufte dhe krime kundër njerzimit. Ai është akuzuar se dha urdhër për vrasjen e qindra banorëve jo-serbë të Kroacisë dhe dëbimin e mijëra të tjerëve nga vendi.

Presidenti Tadiç tha se arrestimi i Haxhiçit mbyll një faqe të errët në historinë e Serbisë dhe shënon fundin e kapitullit më të vështirë të bashkëpunimit të Serbisë me Gjykatën e Hagës. Kapja e tij ishte kërkesa e fundit e Gjykatës së Hagës, pas arrestimit në muajin maj të Ratko Mlladiçit.

Kryeprokurori i Gjykatës për Krime Lufte në Serbi, Vladimir Vukçeviç tha se Haxhiçit po i mbaroheshin paratë. Ai tha se autoritetet ranë në gjurmët e tij, kur Haxhiçi po përpiqej të shiste një pikturë të vjedhur të piktorit italian Amedeo Modiliani.

Bashkimi Evropian e mirëpriti arrestimin e Haxhiçit, duke thënë se ai është një hap i rëndësishëm në përpjekjet e Serbisë për anëtarësim në Bashkim.

XS
SM
MD
LG