Lidhje

Goran Haxhiç nuk pranon fajësinë përpara Gjykatës së Hagës

  • Zëri Amerikës

Goran Haxhiç nuk pranon fajësinë përpara Gjykatës së Hagës

Goran Haxhiç nuk pranon fajësinë përpara Gjykatës së Hagës

Ish udhëheqësi i serbëve të Kroacisë, Goran Haxhiç, nuk pranoi fajësinë kur doli sot para gjykatësve në gjykatën e Kombeve të Bashkuara në Hagë.

Goran Haxhiç nuk pranoi të prononcohej fare për fajësinë kur doli për herë të parë muajin e kaluar para gjykatës për krimet e luftës në ish Jugosllavi.

52 vjeçari Haxhiç përballet me 14 akuza për krime lufte dhe krime kundër njerzimit për pjesëmarrjen e tij në konfliktin në ish Jugosllavi në fillim të viteve 90-të. Ai u arrestua muajin e kaluar dhe u ekstradua në Hagë pasi i shpëtoi drejtësisë për 7 vjet. Ai akuzohet se ka dhënë urdhër për vrasjen e qindra banorëve jo-serbë të Kroacisë dhe deportimin e mijëra të tjerëve.

Haxhiç ishte personi i fundit i kërkuar nga Gjykata e Hagës. Ai u arrestua dy muaj pasi autoritetet kapën Ratko Mlladiçin, i cili po gjykohet nën akuzat për gjenocid për masakrën e Srebreniësa më 1995.

Ekstradimi i Haxhiçit në Hagë pasoi arrestimin e Mlladiçit dhe të Radovan Karaxhiçit 3 vjet më parë, duke eliminuar kështu një pengesë për Serbinë që të fillonte bisedimet me Bashkimin Evropian për anëtarësimin në këtë institucion.

XS
SM
MD
LG