Lidhje

Gorbaҫov: Protestat në Rusi do të vazhdojnë nëse Putin zgjidhet president


Gorbaҫov: Protestat në Rusi do të vazhdojnë nëse Putin zgjidhet president
Gorbaҫov: Protestat në Rusi do të vazhdojnë nëse Putin zgjidhet president

Ish udhëheqësi sovjetik Mikhail Gorbachev po paralajmëron se protestat politike në Rusi do të përkeqësohen në se kryeministri Vladimir Putin zgjidhet president.

Zoti Gorbachev u tha studentëve në Universitetin e Moskës sot se zoti Putin e ka shterruar potencialin e tij si udhëheqës. Ai tha gjithashtu se do të jetë e vështirë për zotin Putin të ndryshojë drejtimin e vendit, veçanërisht për aryse se ai është i rrethuar nga miqtë dhe këshilltarët e tij.

Zoti Gorbachev tha se Rusia ka nevojë për ndryshime sistematike dhe jo thjesht hapa sporadic.

Zoti Putin shihet si favorit në zgjedhjet presidenciale të marsit, megjithë mitingjet e opozitës që janë shtuar.

XS
SM
MD
LG