Lidhje

Gorbaçov bën thirrje për zgjedhje të reja në Rusi

  • Zëri Amerikës

Gorbaçov bën thirrje për zgjedhje të reja në Rusi

Gorbaçov bën thirrje për zgjedhje të reja në Rusi

Ish udhëheqësi sovjetik Mihail Gorbaçov ka bërë thirrje që të anullohen zgjedhjet parlamentare dhe të mbahen zgjedhje të reja. Ai tha se rezultatet nuk pasqyrojnë vullnetin e popullit, dhe se autoritetet duhet të pranojnë manipulimin e tyre.

80 vjeçari Gorbaçov tha dje se injorimi i opinionit publik diskretiton autoritetet dhe destabilizon situatën.

Udhëheqësit e opozitës dhe vëzhguesit ndërkombëtarë thonë se zgjedhjet e së dielës u shoqëruar me akuza në shkallë të gjerë për manipulim të votave, mbushjen e kutive të votimit si dhe për parregullsi të tjera.

50 mijë forca policore, të mbështetur nga helikopterët kanë patrulluar nëpër rrugët e Moskës dje në një demostrim force që synonte shmangijen e një dite të tretë protestash kundër manipulimit të zgjedhjeve.

Dje vonë policia arrestoi 50 demostrues mbrëmë vonë në Moskë dhe 100 në Shën Pjetërburg. Forcat e sigurimit thanë se 550 protestues u arrestuan një natë më parë.

Organizuesit e opozitës kanë planifikuar 4 protesta të mëdha që do të mbahen në Moskë gjatë 10 ditëve të ardhshme, e para prej të cilave është planifikuar të mbahet të shtunën pranë Kremlinit. Autoritetet kanë dhënë leje për 300 njerëz, ndërkohë që 23 mijë vetë kanë premtuar në rrjetet sociale në internet se do të marrin pjesë në protestë.

Mbështetësit e qeverisë zhvlluan një miting në Kremlin. Partia Rusia e Bashkuar e Vladimir Putinit fitoi zgjedhjet e së dielës, por me një pakësim të ndjeshëm të shumicës në parlament, me rreth 50%.

XS
SM
MD
LG