Lidhje

Fituesit e çmimeve Grammy për vitin 2013

  • Mike O’Sullivan

U zhvillua mbrëmë në Los Angelos të Kalifornisë, ceremonia e 55-të e çmimeve më të rëndësishme muzikore të vitit, Grammy. Grupi britanik i muzikës rrok-folk Mumford and Sons mori çmimin Grammy për albumin më të mirë të vitit, me albumin e titulluar Babel. Çmimet e muzikës u ndanë këtë vit sipas vlerësimit të veteranëve të industrisë së muzikës dhe artistëve të pavarur. Pjesmarrës në ceremoni ishin artistë të mirënjohur si Elton John, Sting, Juanes etj.

Gurpi Mumford and Sons morri çmimin Grammy për albumin më të mirë. Në mbrëmjen e ndarje së çmimeve ata interpretuan këngën e tyre të famshme “I Will Wait”.

Çmimin si grupi më i mirë rrok e mori The Best Keys me albumin e tyre “El Camino”. Ata u vlerësuan me çmimin Grammy dhe për këngën më të mirë rrok “Lonely Boy” dhe interpretimin më të mirë rrok. Producenti i grupit të tyre Dan Auerbach u shpall producenti i vitit.

Muzikanti Gotye, me origjine belge dhe australiane mori çmimin Grammy për këngën “Somebody That I Used to Know”, e cila u shpall si regjistrimi më i mirë i vitit, të cilën e interpreton me artisten nga Zelanda e Re, Kimbra.

Ata u vlerësuan me çmimin Grammy edhe për duetin më të mirë. Gotye u vlerësua me çmim edhe për albumin alternativ me titull “Making Mirrors”.

Tre pjestarët e grupit pop rrok Fun., morën çmimin si artistët më të mirë të rinj, dhe kënga e tyre hit “We Are Young”, në bashkëpunim me Janelle Monae, mori çmimin si kënga me tekstin më të mirë.

Jennifer Lopez ishte ndër këngëtaret që u diskutua për veshjen e saj provokuese. Lopez tha :

“U vesha kështu sepse lexova rregulloren”, duke patur parasysh njoftimin e pak ditëve më parë të organizatorëve të çmimeve Grammy, ku njoftoheshin artistet pjesmarrëse të ishin të kujdeshme me veshjet e tyre.

Kelly Clarkson fitoi çmimin Grammy për zërin më të mirë me albumin e saj “Stronger”.
Clarkson e nisi karrierën e saj nga programi televiziv i zbulimit të talenteve “American Idol” , dhe vazhdoi më pas si artiste solo. Edhe Carrie Underwood pati të njëjtën përvojë. Ajo fitoi çmimin Grammy për interpretimin më të mirë në muzikën kantri me këngën “Blown Away”.

Zac Brown fitoi çmimin Grammy për albumin më të mirë kantri me titull “Uncaged”.

Këngëtarja britanike Adele fitoi çmimin për interpretimin më të mirë me këngën “Set Fire to the Rain”. Ajo tha se konkurrenca ishte e ashpër pasi në kategorinë e saj ishin Kelly Clarakson, Carly Rae Jepsen, Katy Perry dhe Rihana.

“Dua të përshëndes konkurrentet e tjera për gjithçka që ne vajzat bëjmë në muzikë, pasi ne punojmë shumë dhe bëjmë që gjithçka të duket e thjeshtë”.

Disa çmime Grammy u ndanë përpara se të niste transmetimi televiziv. Mes tyre çmimi për albumin më të mirë botëror, i cili u fitua nga muzikanti indian që nuk jeton më Ravi Shanker.

Muzikanti i xhazit latin Arturo Sandoval, fitoi çmimin Grammy për albumin e tij kushtuar muzikantiit të famshëm Dizzy Gillespie, i njohur si Dear Diz.

Jay-Z, Kanye West dhe muzikanti i rrymës elektronike Skrillex fituan përkatësisht nga tre çmime Grammy.

XS
SM
MD
LG