Lidhje

Bllokohet lëvizja në Kakavijë

  • Raimond Kola

Kola - kufiri

Kola - kufiri

Autoritetet greke bllokuan për disa orë gjatë ditës së sotme dy Pikat më të mëdha të kalimit të kufirit mes Shqipërisë dhe Greqisë. Policia njoftoi për radhë të automjeteve si dhe të emigrantëve shqiptarë që lëvizin në të dy anët e kufirit.

Pika e Kakavijës u bllokua për mbi gjashtë orë, duke sjellë radhë të automjeteve në anën greke ndërsa në Pikën e Kapshticës njoftimet flasin për një situatë më të vështirësuar të radhëve edhe në orët e mbremjes.

Pala greke tha se një difekt në sistemin kompjuterik që lidh pikat kufitare greke me rrjetin qëndror në Athinë ka detyruar nëpunësit grekë të ndërpresin punën.

Difekti nuk ka lejuar për orë të tëra verifikimin e dokumenteve për shtetasit shqiptarë dhe kryerjen e praktikave për automjetetet. Shërbimet doganore dhe policore greke janë detyruar, në disa raste kohëve të fundit , të bllokojnë punën për shkak të sistemeve të vjetëruara kompjuterike.

Analistet vleresojne se si pasoje e krizes financiare mungojne investimet per modernizimin e ketyre sistemeve.

XS
SM
MD
LG