Lidhje

Greqia kërkon shtyrje për plotësimin e kushteve


Me ekonominë pranë greminës, Greqia vendosi sot t’i kërkojë fqinjëve të saj evropianë një shtyrje dy vjeçare për të përmbushur programin e saj të fundit me masa ekonomike shtrënguese.

Kryeministri i ri grek Antonis Samaras ka në plan të shkojë në Paris dhe Berlin javën e ardhshme për t’u takuar me presidentin francez Francois Hollande dhe kancelaren gjermane Angela Merkel për të argumentuar vonesën në shkurtimin e shpenzimeve për të cilat ishte rënë dakort më pare. Berlini tha sot se do të dëgjojë kërkesën e udhëheqësit grek, por mbetet e vendosur për të zbatuar marrëveshjen.

Greqia – tani në vitin e pestë të recesionit dhe me një nivel papunësie prej 23 përqindësh – i është afruar disa here falimentimit. Por ajo po përpiqet të shkurtojë 14 miliardë dollarë shpenzime të kërkuara nga kreditorët ndërkombëtarë dhe përballet me pagesat e huave muajin e ardhshëm. Kreditorët kanë kërkuar masa shtrënguese ekonomike në këmbim të lëvrimit të më shumë fondeve për Greqinë gjatë dy vjetëve të ardhshme.
XS
SM
MD
LG