Lidhje

Në Greqi dërgohen përsëri letra me bombë në ambasadat perëndimore


Në Greqi dërgohen përsëri letra me bombë në ambasadat perëndimore
Në Greqi dërgohen përsëri letra me bombë në ambasadat perëndimore

Në Greqi, policia njoftoi se 5 letra bombë iu dërguan ambasadave të vendeve perëndimore në Athinë. Brenda dy ditëve, në Greqi janë dërguar 9 letra bombë. Dy paketa bombë shpërthyen pranë ambasadës së Zvicrës dhe të Rusisë pa shkaktuar viktima.

Policia çaktivizoi tre bomba të tjera të destinuara për ambasadat e Bullgarisë, Gjermanisë dhe Kilit. Dërgimi i paketave mendohet të jetë vepër e anarkistëve grekë.

Dje, autoritetet gjetën katër bomba, duke përfshirë një letër bombë dërguar presidentit francez Nikola Sarkozi. Po dje, autoritetet arrestuan dy persona të lidhur me këto incidente. Autoritetet thanë se një nga të arrestuarit ishte një anëtar i dyshuar i një grupi të majtë guerrilas grek.

XS
SM
MD
LG