Lidhje

Kryeministri grek Samaras në Kinë


Ai po përpiqet të arrijë marrëveshje tregtare dhe investimesh, që do ta ndihmonin vendin e tij të rigjallëronte ekonominë e goditur nga recesioni

Kryeministri grek Antonis Samaras ndodhet për një vizitë në Kinë, ku po përpiqet të arrijë marrëveshje tregtare dhe investimesh, që do ta ndihmonin vendin e tij të rigjallëronte ekonominë e goditur nga recesioni.

Sot zoti Samaras u takua me presidentin kinez Shi Gjin-ping në selinë e Asamblesë Popullore në Pekin. Dje ai u takua me kryeministrin kinez, Li Kë-qing, me të cilin nënshkruan marrëveshje në fushën e transportit dhe telekomunakacionit.

Kryeministri kinez tha se shpreson që dy vendet ta dyfishojnë tregtinë mes tyre deri në vitin 2015, si dhe të fuqizojnë shkëmbimet kulturore. Kryeministri grek ka shkuar në Kinë me një delegacion prej dhjetra biznesmenësh dhe disa ministrash, në përpjekje për të tërhequr blerës kinezë për pasuritë dhe prodhimet greke.

Kompia Cosco e Kinës ka filluar projektin për rigjallërimin e portit të Pireut dhe Greqia është duke kërkuar më shumë investitorë të huaj, një kusht për marrjen e ndihmave.

Kina është ekonomia e dytë më e madhe botës dhe qeveria pret që kompanitë e saj të investojnë rreth 500 miliardë dollarë jashtë vendit në vitet e ardhshme.
XS
SM
MD
LG