Lidhje

Greqia dhe masat shtrënguese financiare


Qeveria e re e majtë e Greqisë ka sfiduar hapur kreditorët, duke thënë se nuk do të negociojë me Bashkimin Evropian dhe zyrtarët e Fondit Monetar Ndërkombëtar në lidhje me kushtet që i janë vënë vendit për shmangien e kolapsit financiar, si dhe ka refuzuar borxhet e reja të ofruara për muajin shkurt.

Ministri grek i financave Yanis Varoufakis tha se Greqia nuk ka ndërmend të bisedojë me negociatorët e trojkës huadhënëse (Bashkimin Evropian, Bankën Qendrore Evropiane, dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar), për një zgjatje të asistencës financiare aktuale.

“Qeveria jonë do të bashkëpunojë plotësisht me institucionet e ligjshme të Eurozonës dhe të Bashkimit Evropian, si dhe me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Por, ne nuk kemi ndërmend të bashkëpunojmë me një komitet të përbërë prej tre entitetesh, logjikën e të cilit ne e konsiderojmë anti-evropiane, dhe që sipas Parlamentit Evropian, është një komitet i themeluar mbi parime jo të shëndosha”.

Si pjesë e fushatës zgjedhore, qeveria e re u premtoi shtetasve grekë se do të përpiqej për ulje të borxhit për të zbutur masat shtrënguese financiare të cilat u kërkuan në vitin 2010 në këmbim të huave.

Pa huatë nga vendet e Eurozonës dhe FMN-ja, Greqia do të përballet me vështirësi të mëdha për të përballuar borxhet e saj dhe për të shmangur falimentimin.

XS
SM
MD
LG