Lidhje

Tsipras: Shtyrja e pagesës së borxhit, e rëndësishme


Kryeministri grek, Alexis Tsipras thotë se një marrëveshje e re me udhëheqësit evropianë për të shtyrë afatin e pagesës së borxhit të paketës së shpëtimit, ishte një sukses i rëndësishëm por se “vështirësitë e vërteta” fillojnë tani.

Zoti Tsipras tha sot se “fituam një betejë por jo luftën”. Marrëveshja e djeshme u jep Greqisë katër muaj shtesë që të paguajë borxhin në këmbim të angazhimit të Athinës që të paraqesë një plan të pranueshëm reformash ekonomike deri të hënën.

Detajet e planit të reformave që do të paraqitet të hënën nuk janë bërë publike. Kryeministri u takua me kabinetin e tij sot për të analizuar propozimet.

XS
SM
MD
LG