Lidhje

Takim Samaras - Juncker në Athinë


Në një përpjekje diplomatike për të siguruar kushte më të mira të ndihmës, kryeministri grek u takua me presidentin e Eurogrupit Juncker.

Në një përpjekje diplomatike për të siguruar kushte më të mira të ndihmës ekonomike, Kryeministri grek Antonis Samaras u takua me presidentin e Eurogrupit Jean-Claude Juncker në Athinë.

Gjatë kësaj jave, zoti Samaras do të takohet me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe presidentin francez Francois Hollande.

Para takimit me zotin Juncker, gazeta gjermane Bild citoi sot kryeministrin të ketë thënë se Greqia nuk kërkon ndihme shtesë nga kreditorët ndërkombëtarë. Ai tha se vendi i tij kërkon më tepër kohë për të nxitur rritjen dhe për të rritur të ardhurat. Zoti Samaras tha gjithashtu se Greqia do të përmbush premtimet e saj.

Kreditorët e Greqisë kërkojnë që ajo të vendosë masa shtrënguese për të shkurtuar deficitin në këmbim të ndihmës prej 295 miliard dollarësh.
XS
SM
MD
LG