Lidhje

Në Greqi mbahen zgjedhjet lokale, provë për politikat e zotit Papandreu

  • Zëri Amerikës

Në Greqi mbahen zgjedhjet lokale, provë për politikat e zotit Papandreu

Në Greqi mbahen zgjedhjet lokale, provë për politikat e zotit Papandreu

Në Greqi sot mbahen zgjedhjet lokale, të cilat mund të pasohen nga ato parlamentare, në se votuesit nuk mbështesin masat e ashpëra të qeverisë sociliste, për ekonominë e prekur nga borxhet.

Kryeministri Jorgos Parandreu është zotuar se do të kërkojë mbajtjen e zgjedhjeve të menjëhershme, në se qeveria e tij socialiste nuk ka mbështetje për reformat fiskale, një kusht që i është vënë Greqisë për të marrë huanë prej 110 miliardë Eurosh nga Bashkimi Evropian dhe FMN-ja.

Megjithatë kryeministri grek nuk ka thënë qartë se cilat rezultate ai do t’i konsideronte të kënaqshme dhe që do t’i linin atij vend për të manovruar, kur të mbyllen sonte kutitë e votimit. Zoti Papandreu erdhi në pushtet në tetor të vitit të kaluar, pasi siguroi një fitore të rëndësishme ndaj rivalëve konservatorë dhe partia e tij ka shumicën dërrmuese në Parlament. Por anketimet e kohëve të fundit tregojnë se popullariteti i kryeministrit socialist ka rënë, pas masave të ashëpra ekonomike, mes të cilave bllokimi i pensioneve dhe ulja e rrogave.

Partitë e opozitës kanë zhvilluar fushatë kundër zbatimit të masave të ashpëra, duke bërë thirrje për zëvendësimin e tyre me politikën e investimeve shtetërore, për simulimin e ekonomisë. Zgjedhjet e sotme pasojnë reformat në qeverinë lokale që e kanë forcuar pushtetin e 13 guvernatorëve rajonalë të Greqisë, të cilët zgjidhen për herë të parë drejtpërdrejt. Reformat e kanë pakësuar numrin e bashkive nga 1 mijë e 14, në 325.

XS
SM
MD
LG