Lidhje

Greqi: Tre shpërthime me bombë në Athinë në dy ditët e fundit

  • Zëri Amerikës

Greqi: Tre shpërthime me bombë në Athinë në dy ditët e fundit

Greqi: Tre shpërthime me bombë në Athinë në dy ditët e fundit

Policia greke tha se një bombë shpërtheu sot përjashta një godine të policisë në Athinë, ku strehohen emigrantë. Ky është incidenti i tillë i trenë në 2 ditët e fundit.

Shpërthimi shkaktoi disa dëme, por nuk pati viktima.

Një gazetë greke mori një paralajmërim për shpërthim bombe nga një telefonues anonim rreth 15 minuta para shpërthimit, duke i dhënë policisë kohë të mjaftueshme për të siguruar zonën.

Policia greke tha se po sot një bombë shpërtheu në Athinë jashtë shtëpisë se një udhëheqësi të komunitetit pakistanez, duke shkaktuar dëme.

Një shpërthim tjetër bombe ndodhi të premten në mëngjes në një ndertesë ku ka zyrat grupi i djathtë “Golden Dawn”.
Të dy këto sulme pasuan telefonata anonime paralajmëruese. Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Militantët grek të së majtës ekstreme kanë zhvilluar sulme me bomba ndaj simboleve të pasurisë dhe fuqisë shtetërore gjatë vitit të kaluar. (ze)

XS
SM
MD
LG