Lidhje

Greqia, bisedime me Gazprom-in


Greqia zhvilloi të martën bisedime “konstruktive”, sipas autoriteteve greke, me drejtorin e gjigandit rus të gazit Gazprom, i cili shkoi në Athinë me shpresë që të dyja palët të arrijnë së shpejti një marrëveshje për ndërtimin e një gazsjellësi për të çuar gazin rus në Evropë përmes territorit të Greqisë.

Greqia tregoi interesim për gazsjellësin gjatë takimit të kryeministrit Alexis Tsipras me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë këtë muaj me shpresë se Rusia mund t’i jepte Greqisë një pagesë paraprake bazuar në fitimet në të ardhmen.

Drejtori ekzekutiv i Gazpromit, Alexei Miller nuk bëri ndonjë koment për pagesën paraprake pas takimit. Greqia ka nevojë urgjente për fonde. Pas heqjes dorë nga projekti i ndërtimit të gazsjellësit South Stream vitin e kaluar, Rusia po synon tani të ndërtojë një gazsjellës që do të transportonte naftë në Turqi përmes Detit të Zi dhe prej andej në Greqi, në përputhje me planet e saj për të ndërprerë eksportimin e gazit për Evropën përmes Ukrainës deri në vitin 2019.

XS
SM
MD
LG