Lidhje

Një numër grevash në Athinë


Grevat e punonjësve të transportit publik, të portit, mjekëve dhe personelit të auto-ambulancave kanë rënduar ndjeshëm jetën e përditshme në kryeqytet

Një numër grevash kanë rënduar dukshëm jetën e përditshme në Athinë. Punonjësit e transportit publik filluan sot një grevë 24-orëshe, duke i detyruar banorët e kryeqytetit grek të gjejnë mënyra alternative për lëvizje.

Punonjësit e portit janë hedhur në një grevë dy ditëshe, duke pezulluar lëvizjen e trageteve që sjellin njerëz nga ishujt.

Mjekët e spitaleve dhe personeli i auto-ambulancat kanë pezulluar punën për një ditë. Grevat po zhvillohen në shenjë proteste ndaj shkurtimit të pagave dhe pensioneve, të ndërmarra nga qeveria si kusht për sigurimin e fondeve ndërkombëtare të ndihmave.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG