Lidhje

Qindra emigrantë vërshojnë drejt kryeqytetit grek


Qindra emigrantë nga Lindja e Mesme dhe Afrika, që mundën të arrijnë në Greqi nga Turqia, hipën sot në anije në ishullin Lesbos për të vazhduar udhëtimin drejt kryeqytetit grek.

Disa prej emigrantëve pritej të bënin kërkesë për azil në Athinë, ndërsa të tjerët kishin plane ta vazhdonin udhëtimin drejt veriut për t’u ribashkuar me familjet që jetojnë në Evropë.

Zyrtarët thanë se emigrantët që po vërshojnë drejt Greqisë e kanë tejkaluar numrin që autoritetet mund të sistemojnë.

Të premten, kryeministri grek Aleksis Tsipras tha se vendi nuk mund të përballojë dot mijëra njerëz në nevojë që hyjnë në Greqi. Zoti Tsipras iu drejtua Bashkimit Evropian për ndihmë.'

Ndërkohë, rojet bregdetare italiane thanë se shpëtuan dje pranë bregdetit të Libisë 116 emigrantë, të cilët ishin nisur drejt Evropës me një gomone tepër të rrezikshme për lundrim në det të hapur.

XS
SM
MD
LG