Lidhje

Amnesty International kërkon nga Greqia të përmirësojë kushtet e imigrantëve


Amensty International po i kërkon Greqisë që të ndalojë trajtimin e azilkërkuesve dhe imigrantëve ilegalë si kriminelë dhe të përmirësojë kushtet nëpër burgje.

Grupi i të drejtave të njeriut thotë në një raport të ri të publikuar të martën se Greqia në mënyrë rutinore injoron të drejtat e azilkërkuesve që garantohen nën ligjin ndërkombëtar. Amnesty International e kritikon Greqinë për trajtimin e atyre që mund të bëhen imigrantë, në ato që i quan kushte jashtë standarteve dhe të mbipopulluara ku mungon higjena dhe uji i pastër i mjaftueshëm.

Po ashtu, organizata e të drejtave të njeriut e kritikon Greqinë për trajtimin e të miturve pa prindër, për të cilët thotë se shpesh burgosen së bashku me të rriturit për periudha të gjata kohore dhe në kushte të këqija.

Greqia i ndalon imigrantët, thotë raporti, si diçka të natyrshme, edhe nëse ata mund të jenë refugjatë legjitimë në nevojë për mbrojtje nga kushte të rrezikshme nga vendi që vijnë.

Nga ana e saj, Greqia thotë se është pushtuar nga imigrantët e paligjshëm dhe të tjerët. Mijëra syresh arrijnë atje çdo vit. Ai vend ka njoftuar një seri rreformash, përfshi përmirësimin e procedurave të azilit dhe ofrimi i shtetësisë për fëmijët imigrantë.

XS
SM
MD
LG