Lidhje

Greqia dhe kriza e refugjatëve


Kombet e Bashkuara i bënë thirrje Greqisë që ta menaxhojë më mirë krizën në përshkallëzim të emigrantëve që po përshkojnë Mesdheun.

“Numri i refugjatëve që kanë arritur në Greqi ka arritur tashmë në 160 mijë”, tha të martën William Spindler i UNHCR-së.

Gjashtë emigrantë sirianë, përfshirë një foshnje u mbytën në brigjet e Turqisë të martën ndërsa përpiqeshin të arrinin në ishullin Kos të Greqisë.

UNHCR-ja tha se qeveria greke ka përgjegjësi të bëjë më shumë dhe se Bashkimi Evropian duhet ta mbështesë Athinën.

Kryeministri grek Alexis Tsipras, qeveria e të cilit po përballet gjithashtu me krizën ekonomike, kërkoi ndihmë në fillim të muajit nga Bashkimi Evropian duke thënë se “vala e imigrantëve në Greqi e kapërcen kapacitetin që mund të përballojë infrastruktura jonë shtetërore”.

XS
SM
MD
LG