Lidhje

Refugjatët në portin e Pireut


Me mbylljen e kufijve, mbi 50 mijë refugjatë kanë mbetur të bllokuar në portin e Pireut në Athinë, pa patur një vend ku të kthehen. Megjithatë, ndërsa qeveria greke po merr masa për sezonin e ardhshëm të turizmit, për të ndihmuar në fuqizimin e ekonomisë në krizë, po bëhen përpjekje për t’i risistemuar ata në një tjetër vend, por jo të gjithë janë të kënaqur me këtë.

Refugjatëve ju ofrua strehim gjatë stuhisë, por ata që jetojnë në portin e Pireut në Athinë, po përballen edhe një herë me pasiguri.

Në kushtet kur janë mbyllur kufijtë për në vendet e tjera të Europës, rreth 4 mijë refugjatë, kryesisht sirianë dhe afganë, kanë kërkuar strehim atje.

Me afrimin e stinës së turizmit për Greqinë në vështirësi ekonomike, qeveria është e vendosur që t’i zhvendosë refugjatët:

“Ata duan që të marrë fund kjo situatë kalimtare dhe t’i kthehen normalitetit, në mënyrë që të rifillojë biznesi si zakonisht.”

Katerina Downward është mes një ushtrie të vogël vullnetarësh, të cilët kanë ndihmuar për sistemimin e imigrantëve.

Gjendja këtu është larg ideales dhe mes refugjatëve ka patur tensione, por ka ndihmë të vazhdueshme mjekësore dhe ushqim për fëmijët.

Megjithatë, presioni nga shteti dhe autoriteti i portit shtohet çdo ditë.

Ndërsa kontrolli i dokumenteve pritet të përfundojë deri të premten, të porsaardhurit nuk janë më të mirëpritur dhe refugjatët që jetojnë këtu duhet të marrin vula për çdo hyrje-dalje.

Ndërkohë, autoritetet kanë ofruar transport me autobuz nga porti, për në kampet zyrtare të refugjatëve.

Disa prej tyre kampeve mendohet se do të sjellin përmirësim për Pireun.

Por disa thonë se kushtet në kampe janë kaq të këqia, saqë ata u kthyhen në port, ndërsa vazhdon të ketë nervozizëm lidhur me gjithshka të drejtuar nga qeveria, pas hapave të rinj për deportimin e refugjatëve në Turqi:

“Njerëzit thanë se situata në kampe nuk është e mirë dhe se nuk ka vend, as ushqime dhe se atje kushtet janë si në burg. Ne nuk duam të shkojmë në burg, duam të jemi të lirë.”

Ndërsa Europa shqetësohet për ardhjen e refugjatëve të rinj, liria nuk vjet me lehtësi. Meqë ka ardhur këtu vetëm, pasi familja e tij u vra në Siri, Hassan Mansour nuk e di se ku do ta çojë fati më pas, por ai ka një mesazh:

“Të gjitha qeveritë e Bashkimit Europian bëni diçka për njerëzit këtu. Ne jemi njerëz, nuk jemi kafshë"- thotë Hassani.

XS
SM
MD
LG