Lidhje

Sfidat e emigrantëve pakistanezë në Greqi

  • Henry Ridgwell

Në mesin e dhjetëra mijëra emigrantëve që ndodhen në Greqi, ata nga Pakistani janë më të pambrojturit. Kërkesat e tyre për azil në Evropë vështirë se mund të kenë sukses, por disa prej tyre madje as nuk mund të lejohen të kthehen në Pakistan, nëse nuk kanë dokumentacionin e duhur.

Kampi "Better Days for Moria” që drejtohet nga vullnetarët ka pritur mijëra emigrantë që vijnë në ishullin Lesbos. Por duket se ditët e këtij kampi janë të numëruara.

Marrëveshja e re mes Evropës dhe Turqisë kërkon që të gjithë të ardhurit e rinj të mbahen në mjedise të sigurta aty pranë.

Banorët e fundit të mbetur këtu janë kryesisht pakistanezë, të cilët normalisht nuk kualifikohen për azil.

"Ne shpresojmë, ne dëshirojmë që qeveria e Greqisë të na jap azil, që ne të mund të qëndrojnë në mënyrë të ligjshme. Ne nuk duan të qëndrojnë këtu në mënyrë të paligjshme. Pra, ne shpresojmë se qeveria greke do të ketë mëshirë për ne, sepse ne kemi rrezikuar jetën në det", thotë Tavakal Hussain, emigrant nga Pakistani.

Në ditët e fundit, vullnetarët kanë regjistruar emigrantët në mënyrë që ata të provojnë se kanë arritur në Greqi para 20 marsit. Pas kësaj date, të gjitha ardhurit e rinj do të kthehen në Turqi, pavarësisht kombësisë së tyre.

"Ne nuk duam të kthehemi në Turqi, duam të qëndrojmë në Greqi", thotë zoti Husseini.

Këto thirrje nuk ka të ngjarë të jenë të mjaftueshme. 150 emigrantë nga Pakistani dhe Bangladeshi të hënën u dërguan me traget nga ishulli Lesbos në një vend tjetër në Greqi për të shqyrtuar kërkesat e tyre. Transportimi u bë me përcjelljen e policisë.

Ata janë të frikësuar për të ardhmen pasi nuk është e sigurt nëse ata do të lejohen të qëndrojnë në Greqi, apo do të përballen me dëbimin e menjëhershëm në Turqi.

Mjekët vullnetarë në Lesbos thonë se pasiguria ka shtuar problemet e shëndetit mendor të emigrantëve.

"Ata janë në ankth, në një situatë shumë të vështirë, dhe është shumë e vështirë t’u jepet ndihmë atyre në përballimin e situatës së tyre, dhe ruajtjen e shëndetit të tyre. Sidomos për shkak se këtu njerëzit janë në tranzit".

Shumica e emigrantëve të mbetur në Lesbos po transferohen në pjesë të tjera të Greqisë, ku ata do të jenë të ndaluar deri në shqyrtimin e kërkesave të tyre për azil.

Nëse kërkesa për azil u refuzohet, atyre mund t’u ofrohet mundësia e riatdhesimit. Por Pakistani ka refuzuar të ri-pranojë emigrantët të cilët nuk kanë dokumentacionin e duhur.

Për disa, madje edhe kthimi në shtëpi mund të jetë një rrugë e gjatë dhe e vështirë.

XS
SM
MD
LG