Lidhje

Greqia planifikon të kufizojë qendrat e refugjatëve afër kufirit me Shqipërinë


Greqia planifikon të kufizojë qendrat e refugjatëve afër kufirit me Shqipërinë
Greqia planifikon të kufizojë qendrat e refugjatëve afër kufirit me Shqipërinë

Greqia ka njoftuar plane të kufizojë qendrat që përdoreshin afër kufirit me Shqipërinë për mbajtjen e refugjatëve deri ne riatdhesimine tyre. Mjetet greke te informimit kanë folur për diskutimet në nivelet e larta të Ministrisë së Mbrojtjes për kufizimin e të ashtuquajturve “kampe” që përdoreshin kryesisht në njësitë ushtarake greke në zonat kufitare me Shqipërinë për bllokimin e refugjatëve.

Greqia ka planifikuar gjithashtu reforma në regjimin kufitar me Shqipërinë në kuadër të një vlerësimi të përgjithshëm të reformave në kufijtë me vendet fqinje. Masat në kufirin me Shqipërinë duket se vijnë pas liberalizimit të vizave për qytetarët shqiptarë dhe uljen e ndjeshme të trafikimit të emigrantëve të paligjshëm.

Por nga ana tjetër si komunitet lokale të zonave kufitare edhe Drejtoritë Rajonale të Policisë janë në kuadrin e masave për rritjen e sigurisë në këto zona. Emigracioni i lartë nga zonat shqiptare afër kufirit dhe lëvizja e madhe e brendshme demografike në zonat greke ka ndikuar në një numër të pakët banorësh që jetojnë dhe punojnë në fshatrat buzë kufirit. Kjo nxit herë pas here aktivitete të grabitjeve apo vjedhjeve të pronës.

Rastet e shtuara si në anën greke dhe atë shqiptare i kanë bërë policitë të hetojnë me intensitet dhe të dërgojnë para drejtësisë më shumë lëndë gjatë muajve të fundit. Si policia shqiptare edhe ajo greke në këto zona janë edhe nën presionin e publikut për të rritur forcën goditëse pasi nëse rastet do të shtoheshin do të përbënin një kërcënim për sezonin turistik që po afron.

Për pjesën greke të kufirit situata më problematike ndodhet në zonën e Gumenicës ku kohët e fundit një seri operatorësh dhe entesh turistike i dërguan një mesazh të fortë policisë që të frenojë aktet e vjedhjeve dhe cënimin e sigurisë së qytetarëvve në këtë zonë. Këto akte kanë ndohur kryesisht nga emigrantë kurdë dhe aziatikë që e shfrytëzojnë qytetin port për të kaluar drejt Italisë.

Edhe në anë shqiptare të kufirit zona më problematike vazhdon të jetë ajo e Ksamilit ku një seri vjedhjesh në banesa e në prona të individëve ka krijuar shqetësim për komunitetin e banorëve.

Ndërsa policitë e të dy vendeve flasin për minimizim të rrjete të trafikut të emigranëtve të paligjshëm në angazhimin e tyre mbetet tani frenimi i këtyre formave të reja të krimit ndërkufitar.

XS
SM
MD
LG