Lidhje

Policia greke hap Akropolisin e bllokuar nga protestuesit

  • Zëri Amerikës

Policia greke hap Akropolisin e bllokuar nga protestuesit

Policia greke hap Akropolisin e bllokuar nga protestuesit

Policia në Greqi hyri me forcë në një nga pikat turistike më të rëndësishme të vendit, Akropolisi, pasi protestuesit e mbyllën për të dytën ditë. Policia hyri nga një portë anësore dhe përdori gazin lotsjellës për shpërndarjen e protestuesve, të cilët kishin bllokuar hyrjen kryesore të qendrës.

Punonjësit e Ministrisë së Kulturës po protestonin për pushimin nga puna të kolegëve, kontratat e të cilëve skadojnë në fund të muajit. Ata i kërkojnë gjithashtu qeverisë t’u japë rrogat e papaguara për disa muaj.

Dhjetra turistë ndodheshin sot tek Akropolisi, që është një nga monumentet e Trashëgimisë Botërore të UNESKO-s. Atje ndodhen gërmadhat e disa tempujve të lashtë grekë, mes tyre edhe Partenoni i famshëm.




XS
SM
MD
LG