Lidhje

Greqi: Protestë e policëve


Rreth 2 mijë policë protestuan sot në qendër të Athinës, në prag të votimit sonte për projektligjin e debatueshëm, që do t’i hapte rrugën shkurtimit të vendeve të punës në sektorin publik.

Ligji i ri do të lejonte pushimin dhe transferimin në vende të tjera pune të 12 mijë e 500 punonjësve të sektorit publik, shumica mësues dhe punonjës të bashkisë. Votimi i hap rrugën gjithashtu shkurtimit të 15 mijë punonjësve deri në fund të vitit të ardhshëm.

Policëve protestues iu bashkuan edhe rojet e sigurisë të shkollave dhe punonjës të tjerë të qeverisë lokale, që mund të bëhen objekt shkurtimesh. Shkurtimi i vendeve të punë në sektorin publik i është kërkuar Greqisë nga kreditorët ndërkombëtarë, si kusht për vazhdimin e ndihmave.
XS
SM
MD
LG