Lidhje

Varfëria në Greqi


ا
ا

Ka paralajmërime për rrezikun e një krize humanitare në një lagje të portit të Pireut

Ndryshku që ka mbuluar anijet në portin e qytetit buzë kodrës janë një tregues i krizës ekonomike që ka pllakosur qytetin. Ndërtimi i anijeve dhe mirëmbajtja e tyre, që kanë qenë industria e vetme e Peramës, tani janë gjë e vdekur.

Panajotis Karaxhanakis është president i sindikatës së punonjësve të portit.

"Situata këtu në kantierin detar është tragjike. Papunësia ka arritur në nivelin 90 për qind. Asgjë nuk është bërë për modernizimin e objekteve për të plotësuar nevojat e industrisë.”- thotë ai.

Në vitin 2010, operacionet kryesore në portin e Pireut, një nga më të ngarkuarit e Evropës, iu shitën kompanisë kineze Cosco. Por Panajotis Karagiannakis thotë se punonjësit nuk fajësojnë për këtë kinezët:

Problemi ynë nuk është se Kina ka një politikë që nxit industrinë e anijeve, por se qeveria greke, nuk bën të njëjtën gjë. Ne i kemi aftësitë, për të patur të një flote të madhe detare, për të nxitur zhvillimin e industrisë. Por kjo nuk po ndodh, ngaqë ne na mungon kemi vullneti politik për ta bërë këtë.”

Në labirintin e rrugëve që të çojnë nga porti drejt qytetit, ndodhet një klinikë e ndihmës së shpejtë. Ajo menaxhohet nga dega greke e Mjekëve të Botës, një agjenci ndihmash që e shtrin më tepër aktivitetin tek zonat e luftës dhe në vendet e pllakosura nga uria..

Doktoresha Meropi Manteou është vullnetare e agjencisë.

“Shqetësimi ynë kryesor janë fëmijët, ata të cilëve u mungon shërbimi shëndetësor. Problemi tjetër janë pacientët, të cilët kanë humbur kohët e fundit sigurimin shëndetësor. Ata marrin receta nga mjeku, por nuk janë në gjendje të përballojnë më blerjen e ilaçeve.”

Fillon një debat i nxehtë mes pacientëve, se kush është përgjegjës për këtë gjendje në Perama.

Jam pa punë që nga viti 2008. Tani jam duke kërkuar punë intensivisht, por nuk gjej dot. Do të pastorja edhe banjot, por nuk po gjej dot as një punë të tillë. Do ta bëja këtë punë për nipërit e mi, që janë të uritur.”

Në shtëpinë e tyre të vogël, Spiridula Firlemi përpiqet të kujdeset për djalin e saj 3 muajsh. Tavani thuajse po shembet. Burri i saj, me profesion hidraulik, ka tre vjet që nuk ka një punë të qëndrueshme.

“Tani erdhi fatura e elektrikut, është 1 mijë e 250 Euro. Kanë për të na e ndërprerë energjinë. Të shohim ç’do bëjmë, ndoshta do ta marrim linjën elektrike nga fqinji. Nuk mund ta le foshnjen në mes të të ftohtit.”

Ky është një komunitet që ndjehet i braktisur, pa punë dhe pa shpresë. Agjencia e ndihmave “Mjekët e Botës” paralajmëron se ky është fillimi i një krize humanitare, brenda kufijve të Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG