Lidhje

Protesta të reja në Greqi


Protesta të reja në Greqi

Protesta të reja në Greqi

Ndërkohë, kancelarja gjermane Angela Merkel bën thirrje për taksimin e tregjeve financiare në të gjithë botën.

Mijëra punëtorë grekë po protestojnë në Athinë kundër masave të qeverisë për pakësimin e shpenzimeve buxhetore, ndërkohë që debati për stabilizimin e Euros vazhdon në Evropë.

Ata marshuan drejt parlamentit ndërsa punonjësit e transportit dhe sektorit publik hynë në grevë në të gjithë vendin. Megjithatë, shumë punonjës të trafikut ajror vazhduan punën duke thënë se nuk donin të dëmtonin turizmin në këtë periudhë krize ekonomike.

Ndërkohë, kancelarja gjermane Angela Merkel bëri thirrje për taksimin e tregjeve financiare në të gjithë botën. Ajo tha sot gjatë një konference në Berlin se do t’u bëjë thirrje të gjitha vendeve gjatë takimit të qershorit me Grupin e 20-shes për vendosjen e një takse të re.

Hollësitë e propozimit të zonjës Merkel nuk janë ende të qarta.

Ajo bëri thirrje edhe për krijimin e një agjencie evropiane për vlerësimin e kreditit të ngjashme me firmat e mëdha private që vlerësojnë kreditin e kompanive dhe të vendevetë ndryshme për investitorët.

XS
SM
MD
LG