Lidhje

Greqi: Sindikatat paralajmërojnë për grevë


Dy sindikatat kryesore të punës në Greqi kanë njoftuar një grevë të përgjithshme kundër masave të ashpra financiare të planifikuara më 26 shtator.

Një zëdhënëse e Konfederatës së Përgjithshme të punonjësve grekë tha se greva do të përfshijë anëtarët e të dy sindikatave më të mëdha private të vendit dhe sindikatës më të madhe në sektorin publik.

Greva 24-orëshe është menduar të jetë kundër shkurtimeve buxhetore që përllogariten në rreth 14.8 miliardë dollarë të kërkuara nga kreditorët e Greqisë: Bashkimi Evropian, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe të Bankës Qendrore Evropiane.

Mjekët grekë, mësuesit dhe stafi komunal mbajtën greva këtë javë për të protestuar kundër masave të reja, të cilat përfshijnë shkurtime në pensione, paga dhe kujdesin shëndetësor.

XS
SM
MD
LG