Lidhje

Greqi: Greva e fermerëve bllokon rrugët


Një grevë e fermerëve grekë ka paralizuar për 24 orë shërbimet kryesore të transportit në Greqi, në autostradat kryesore të vendit, por edhe në dogana. Në hyrje të qytetit të Selanikut disa qindra traktorë ishin rreshtuar të shtunën në shenjë presioni ndaj qeverisë për planet e reformave të saj në sigurimet shoqërore dhe sistemin e taksave.

Greva e fermerë grekë
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:17 0:00

Edhe në brendësi të qytetit, afër aeroportit, fermerët kishin parkuar dhjetëra traktorë në pritje të mesazheve për bllokimin e rrugës hyrëse. Greva e fermerëve me bllokimin e rrugëve kryesore me mjetet e tyre të rënda ka sjellë pasoja dhe në lëvizjen e qytetarëve shqiptarë, sidomos prej Pikës së Kapshticës në juglindje të vendit.

Organizatorët e grevës së fermerëve grekë kanë njoftuar se kane ngritur 62 pika bllokimi në mbarë Greqinë ku në radhë në këto segmente rrugore qëndrojnë mbi 1200 traktorë duke shënuar kështu një nga protesta më të fuqishme në këtë vend të prekur rëndë nga kriza ekonomike dhe financiare vitet e fundit.

Edhe pikat doganore me Shqipërinë preken nga ky bllokim. Pika kufitare e Kapshticës në Juglindje të Shqipërisë paraqet mjaft probleme si pasojë e bllokimit të disa segmenteve që lidhin këtë pikë me zonat në thellësi të Greqisë.

Mjetet greke te informimit njoftuan se kjo pikë do mbetet e bllokuar prej orës 11 të ditës së shtunë deri në orën 11 të së dielës, sipas orës lokale të Shqipërisë. Po kështu edhe në Pikat e Kakavijes dhe Qafë Botës në Jug veshtirësohet lëvizja e mjeteve dhe e njerëzve për shkak të bllokimeve te rrugës prej fermerëve në zonën e Janinës dhe në zonën e Igumenicës, në periudha te ndryshme kohore në fundjavë.

Sipas njoftimeve të mjeteve greke të informimit greva vlerësohet me mjaft pasoja për sektorët e transportit, jo vetëm të udhëtarëve por edhe të mallrave. Këto pasoja kanë nisur të ndihen, sipas burimeve greke, edhe në vendet fqinje.

Të hënën fermerët grekë kanë premtuar se do t`i përshkallëzojnë qëndrimet e tyre. Greva e fundit e fermerëve greke hyri të shtunën në ditën e gjashtë dhe konsiderohet si më e madhja kundër qeverisë së majtë të kryeministrit Cipras, nga ardhja e tij në pushtet, në janarin e vitit të kaluar.

Fermerët grekë kundërshtojnë reformat e qeverisë që lidhen me pensionet dhe sistemin e taksave.

XS
SM
MD
LG