Lidhje

SHBA: Përpunimi i ujërave të zeza, me përfitim për mjedisin

  • Rosanne Skirble

Fabrikat miqësore me mjedisin kanë ndikim të mirë për ekonominë vendase, për shëndetin publik dhe për ambjentin.

Trajtimi i ujërave të zeza zakonisht përfshin filtrimin e tyre, trajtimin me substancat kimke dhe më pas derdhjen e këtyre mbetjeve në depozitat ujore. Por disa prej fabrikave të përpunimit të ujërave të zeza, tani po shndërrohen në fabrika miqësore me mjedisin, duke kthyer disa prej këtyre mbetjeve në prodhime të tregëtueshme. Gazetarja e Zërit të Anerikës Rossane Skirble vizitoi fabrikën e Përpunimit të Ujërave të Zeza - “Blue Plains”- në Uashington.

“Blue Plains” është fabrika më e madhe e llojit të saj në botë. Ajo përpunon mesatarisht 1.4 miliardë litra ujëra të zeza në ditë, një sasi e cila do të mbushte stadiumin sportiv që ndodhet pranë fabrikës. Kjo sasi ka në përqindje të lartë azot e përbërës të tjerë, të cilët sipas ligjit duhet të hiqen përpara se uji të shkarkohet në lumin e Potomakut. Menaxheri i Përgjithshëm i Ujërave të Uashingtonit, George Hawkins thotë se prodhimi përfundimtar i përpunimit të ujërave të zeza ka një vlerë:

“Ne e dimë se njerëzit blejnë elementë ushqyes. Pyetja është se si ne t’i largojmë këto elementë gjatë përpunimit të ujit këtu, e t’i ripërdorim ato për vlerat që kanë.”

Një projekt i ri për mjedisin me vlerën e 4 miliardë dollarë është në zbatim e sipër në fabrikën “Blue Plains”.

Një projekt do të ndërpresë rrjedhjen e lëndëve ushqyese. Një tjetër do të parandalojë derdhjen aksidentale të ujërave të zeza. Një i tretë do të të marr përsipër trajtimin e produkteve të forta që do të përpunohen në një makineri thërrmuese gjigande, shpjegon inxhinieri dhe dhe menaxheri i objekteve të forta-bio, Chris Peot.

“Mikrobret tretëse janë metanogjenë dhe ato arrijnë të shndërrojnë lëndën organike në metan, i cili mblidhet dhe digjet në një turbinë, ku më pas krijohet elektriciteti”.

Ky proces prodhon sasinë e mjaftueshme të gazit metan, për të përballuar një të tretën e energjisë që konsumon fabrika.

Zoti Peot thotë gjysma tjetër e objekteve të forta bio të përpunuara do të shiten si lëndë ushqyese për tokën bujëqësore.

Kjo teknologji po ndryshon menaxhimin e mbetjeve të ujërave të zeza në vendet e zhvilluara. Por kjo gjithashtu shton interes edhe për vendet në zhvillim si Ghana, ku po vihet në zbatim një projekt pilot, për të kthyer këto mbetje në produkte të tregtueshme. Llumi i këtushëm është një problem higjenik i cili së shumti përfundon nëpër gropa të hapura. Trajtimi i ri i tyre mund të ndihmojë në zgjidhjen e këtij problemi - dhe të prodhojë përfitime nga prodhimet, thotë Amit Pramanik, një inxhiner mjedisi me fondacionin për kërkimet ujore.

“A mundet që këto mbetje të përpunohen në një mënyrë që ato të përdoren normalisht? A mund të përdoren për rritjen e të lashtave? Mund të hiqen azoti dhe fosfori prej tyre dhe të shtohen prodhimet bujqësore?”

Ajo që është tërheqëse për komunitetin vendas, është se ai ka përfitime nga përpunimi me këtë metodë, thotë zoti Pramanik.

“Komuniteti e kupton dhe do të marrë pronësinë e kësaj metode përpunuese”.

Zoti Pramanik thotë se anembanë botës, këto fabrika të reja miqësore për mjedisin kanë ndikim të mirë për ekonominë vendase, për shëndetin publik dhe për vetë mjedisin.

XS
SM
MD
LG